← Kthehu në faqen kryesore

Politika e Privatësisë

Përditësuar më: 1 Mars 2026

1. Të Dhënat që Mbledhim

Ne mbledhim vetëm të dhënat e nevojshme për të ofruar shërbimet tona: informacione të biznesit (emër, NIPT, IBAN), të dhëna kontakti (email, telefon), dhe të dhëna të transaksioneve. Të dhënat e kartës së klienteve procesohen direkt nga procesori ynë i pagesave (CyberSource) dhe nuk ruhen kurrë në sistemet tona.

2. Si i Përdorim Të Dhënat

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për: procesimin e pagesave, verifikimin e llogarise, komunikimin me ju rreth shërbimet tona, dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Nuk i shesim asnjëherë të dhënat tuaja palëve të treta.

3. Siguria e Të Dhënave

Përdorim enkriptim të nivelit bankar (TLS 1.3, AES-256) për të mbrojtur të dhënat tuaja. Platforma jonë është certifikuar PCI DSS dhe i nënshtrohet auditimeve të rregullta të sigurisë.

4. Të Drejtat Tuaja

Ju keni të drejtë të: aksesoni të dhënat tuaja, kërkoni korrigjimin e tyre, kërkoni fshirjen e tyre, dhe kufizoni përpunimin. Për cdo kërkesë, na kontaktoni në privacy@nextpos.al.

5. Ruajtja e Të Dhënave

Të dhënat e transaksioneve ruhen për 7 vjet sipas kërkesave ligjore. Të dhënat e llogarise ruhen përderësa llogaria juaj është aktive. Pas mbylljes, të dhënat fshihen brenda 90 ditëve.

6. Kontakti

Për cdo pyetje lidhur me privatësinë, na kontaktoni në privacy@nextpos.al ose me postë në adresën tonë në Tiranë, Shqipëri.